Itali, shqiptari kërcënon policinë: Do hedh në erë pallatin

Aktualitet

shqiptari-itali15Nje shqiptar ne gjendje te dehur dhe nën efektin e drogës, tentoi të përdhunonte një bashkatdhetare. Por situatat e ndodhur në Manta, në provincën e Cuneo degjeneroi, deri në kërcënime për jetën. 35-vjeçari Nest Gjondfrekaj shkoi në shtëpinë e një 20-vjeçare shqiptare, të cilën tentoi ta përdhunonte.

Kjo e fundit fatmirësisht arriti të shpëtoj, falë forcës së saj. Agresori shqiptar në këtë pikë u largua drejt shtëpisë së tij, vend në të cilin u gjende edhe nga policia. Pas denoncimit të vajzës, policia italiane gjeti shtëpinë e shtetasit shqiptar, i cili filloi të kërcënonte me armë.

Nën gjendjen e dehur, shqiptari hapi gazin e shtëpisë duke kërcënuar se do të hidhte të gjithë pallatin në erë. Pas evakuimit të rreth 20 familjeve që ndodheshin në pallat, policia filloi negociatat me 35-vjeçarin.

Pas rreth 2 orësh Gjondfrekaj u dorëzua, ku tashmë akuzohet për armëmbajtje pa leje, dhunim, kundërshtim të policisë dhe kërcimin publik.

ME TE LEXUARAT