Aksidenti i frikshëm, përplasen 150 makina

Bota
Aksidenti i frikshëm, përplasen 150 makina

Një aksident masiv në superstradën “Interstate 94″ të Michiganit ka detyruar autoritetet të evakuojnë zonën pasi në mesin e makinave të përfshira ishte edhe një kamion i ngarkuar me acid formic dhe një tjetër me fishekzjarre.

Rreth 150 makina u përshinë në aksidentin që ndodhi për shkak të ngrica në rrugë por kur dy makinat me lëndë të rrezikshme u përshinë nga flakët, autoritetet ndërhynë për të larguar banorët nga zona e rrezikut.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia tha se zona që ndodhet në jug të Michiganit, u evakua në një rreze prej 5 kilomerash, nga frika e një shpërthimi të mundshëm, por pas djegies së gjithë sasisë së acidit formik, situata e emergjencës u tërhoq.

Sipas autoriteteve shëndetësore acidi formic mund të shkaktojë irritim të syve, lëkurës dhe fytit.

Si pasojë e përplasjes një person mbeti i vdekur, 10 u plagosën dhe 6 makina me trajlera morën flakë, ndërsa gjithë fishekzjarret u dogjën. Në total në aksident u përfshinë rreth 150 makina.

Superstrada Interstate 94 që lidh liqenet e mëdha me zonat malore në qendër të shtetit, u mbyll për disa orë në të dyja kahet.

Ky raportohet si aksidenti më i rëndë deri tani si pasojë e motit ekstrem që ka përfshirë rajonin. prej ditësh miduesti dhe bregun lindor në SHBA po përballen me temperature të acarta dhe reshje të shumta dëbore.

ME TE LEXUARAT