Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

OSHEE shton sportelet për pagesat dhe shërbimin ndaj klientit

osheeOperatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), në kuadër të vendosjes së ligjshmërisë në konsumin e energjisë elektrike në vend dhe sensibilizimit të klientëve tariforë për pagesën e faturës së energjisë elektrike, përveç aplikimit të skemave lehtësuese për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura me këste, ka marrë masa të vazhdueshme për të përballuar fluksin në sportelet e Qendrave të Kujdesit ndaj Klientit (KNK).

Duke qenë se afati final për aplikimin e skemave lehtësuese është 28 Shkurti, numri i qytetarëve pranë sporteleve të OSHEE-së në Tiranë dhe rrethe ka ardhur në rritje. Për të përballuar këtë fluks, kompania ka hapur qendra të reja për pagesat e faturave dhe shërbimin ndaj klientit.

Deri më tani, OSHEE ka shtuar 28 qendra të reja të Kujdesit ndaj Klientit në të gjithë territorin. Në Tiranë, ku edhe fluksi është i lartë, janë hapur 8 KNK të reja, duke e çuar numrin në total për këtë rajon në 21 qendra.

Bashkë me sportelet e reja të hapura, në total në rang vendi funksionojnë aktualisht 84 qendra të Kujdesit ndaj Klientit. KNK-të janë duke ofruar shërbim me orar të zgjatur deri në mbrëmje, në 7 ditë të javës, për të ju përgjigjur sa më shpejt qytetarëve në kryerjen e veprimeve.

Shoqëria i bën thirrje konsumatorëve të respektojnë akt-marrëveshjet e lidhura për pagesat me këste, duke vijuar njëkohësisht me shlyerjen e faturës korrente dhe debisw, siç parashikon akt-marrëveshja. Mos pagesa e faturës korente ose debisë bën që aktmarrëveshja të bëhet e pavlefshme për këta qytetarë.

Nisur nga kërkesat e vazhdueshme, kompania ripublikon adresat e qendrave ku bëhen likujdimi i faturave dhe shërbimi i Kujdesit ndaj Klientit për rajonin e Tiranës. Listën e gjeni edhe në faqen e internetit.

 

Qendrat e Kujdesit në Tiranë dhe arkat (adresat)

 

  1. Bulevardi “Gjergj Fishta” (përballë “Hotel Diplomat”)
  2. Rruga “Ferit Xhajko” (pranë Tregut te Medresesë)
  3. Rruga “Ali Demi” (ish-komisariati i policisë)
  4. Komuna e Parisit, Rruga “Abraham Linconln”
  5. Kamëz, rr. Bulevardi Blu, ndertesa 7
  6. Rruga “Don Bosko”,
  7. Sauk – Rruga “Sauk”, Rr. Herman Gmeiner
  8. Rruga “Qemal Stafa”, Prokuroria Përgjithshme
  9. Rruga “Çamëria” (përballë Postës Qendrore)
  10. Rruga “Kombinat”,
  11. Rruga “Pandi Dardha” (Laprakë), prane Lori Caffe
  12. Rruga “21-Dhjetori” (te kryqëzimi), prane Raiffeisen Bank
  13. Rruga “Abdyl Frashëri” (Pranë Librit Universitar)
  14. Unaza e Re, Kashar, Yzberisht, Rruga “Teodor Keko”, Pallatet Romario, Nr. 9, Kati i Parë
  15. Pallati me Shigjeta, Rruga “Irfan Tomini”, Pallati G&P, Kati 1, Tirane
  16. Fresku, Komuna Dajt, Lagjia “Qesarak”, Rruga “Muhamet Deliu”, Pall Nr. Kati i Parë
  17. Drejtoria Rajonale, njësia bashkiake nr.9, Rr. “Reshit Petrela”
  18. Zyrat e njësisë Tirana 1, njesia Bashkiake Nr.10, Rr. “Mihal Duri”, prane Ministrise se Arsimit
  19. Njësia 2, Adresa: Njesia Bashkiake Nr.1, Rr. “Shemsi Haka”, Prane Kryegjyshates Bektashiane
  20. Njësia 3, Adresa: Autostrada Tirane-Durres, Fushe Mezes, Kashar, tek mbikalimi Kamez, pallati nr.7, kati i pare (Arke)
  21. Bathore, Adresa: Tirane, Kamez, Rruga “Demokracia”, Lagjia Bathore Kamez
Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet