Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Francë, të shtëna me armë në zonën ku kërkohen terroristët

terroristet111Po vazhdon ne diten e trete operacioni i policisë franceze për kapjen e 2 vëllezërve franko-algjerianë, të identifikuar si autorë të masakrës në redaksinë e gazetës satirike, Charlie Hedbo ku mbetën të vrarë 9 gazetarë dhe 3 punonjës policie.

Mijëra efektiva policie e ushtarë të mbështetur nga helikopterët po kërkojnë në një zonë në veri të Parisit për kapjen e të dyshuarve të sulmit në revistën satirike Charlie Hebdo.
Dëshmitarët kane thene per medianj vendase se janë dëgjuar të shtëna me armë gjatë këtij aksioni.
Kërkimi është përqëndruar në pyllin Picardy me 5 helikopterë nga ajri dhe mijëra forca policie në terren tokësor.

Me heret autoritet njoftuan se mbi 88 mijë pjestarë të forcave të sigurisë janë përfshirë në operacion në mbarë vendin

Nëntë persona janë arrestuar deri më tani ndërsa kërkimet më të mëdha po bëhen për kapjen e dy vëllezërve Kouachi, Cherif Kouachi, 32 vjeçar,i dënuar në vitin 2008 për përfshirje në një rrjet që rekrutonte luftëtarë për në Irak dhe vëllain e tij Said, 34 vjeçar.

Një zyrtar i lartë amerikan ka bërë me dije se të dy vëllezërit janë në listën e të ndaluarve për të udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet