Dy këngët e para të incizuara të Elvis Presleyt shiten 240 mijë dollarë

Showbiz

ElvisRegjistrimi i parë absolut i dy këngëve të para të të ashtuquajturit “mbreti” i muzikës rock Elvis Presley u shit dje në mbrëmje vonë për 240 000 dollarë në Memfis, pikërisht ditën kur këngëtari i madh kishte edhe 80-vjetorin e lindjes.

Një blerës i panjohur bleu këngët “My Happiness” dhe “That’s When Your Heartaches Begin”, këngët e vetme të regjistruara në vitin 1953, kur Presley ishte vetëm 18 vjeç.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ky regjistrim filloi karrierën e pandalshme të Presleyt”, tha biografi i tij, Bobbie Ann Mason. Presley pagoi vetëm katër dollarë për regjistrimin e këngëve të tij në studion “Memphis Recording Service” si dhuratë për ditëlindjen e nënës së tij.

Elvis Aaron Presley u lind në Tupelo, Misisipi, më 8 janar 1935 dhe vdiq më 16 gusht 1977. Edhe rreth 40 vjet pas vdekjes, ai mbetet një nga këngëtarët më të shitur në botë. Deri tani janë shitur 134.5 milionë albume, i dyti pas “Beatles”-ëve me 178 milionë.

ME TE LEXUARAT