Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Vijon aksioni i INUK në aksin Lin-Pogradec, shembet me shpërthim ndërtesa 6-katëshe

inukInspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtare ka vijuar të enjten punën e saj në Udenisht të Pogradecit, duke shembur me eksploziv një ndërtesë 6-të katëshe.

Godina e cila u shembë me shpërthim të komanduar rreth orës 14:00,  ishte paralajmëruar më herët nga ana e INUK, ku gjatë këtyre ditëve ishte punuar për hapjen e gropave dhe vendosjen e sasisë së eksplozivit.

Shëmbja e kësaj godine dhe disa të tjerave në aksin Pogradec-Lin,  vjenë në kuadër të planit rehabilitues të kësaj zone.

Prej kohësh INUK kryen aksione në këtë zonë, ku vetëm gjatë ditës së djeshme janë shembur të paktën 4 ndërtesa. Lidhur me këtë banesë janë hasur vështirësi me pronarët, të cilë janë shprehur jo të kënaqur me vlerën e shpronësimit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet