Qendra 2-mijë vjecare me të cilën njerëzimi vëzhgon hapësirën nga Toka

Teknologji

observatoriShkencëtarët e Agjencisë Hapësinore Europiane vendosën të ndërtojnë një qendër të vëzhgimit të hapësirës në shkretëtirën Atacama në Kili, nuk ua merrte mendja kurrë se do të zgjidhnin të njëjtin vend ku dy mijë vite më parë bënte të njëjtën gjë populli El Molle, banorë të zonës para kolumbianëve modernë.

Rreth pesë dekada më parë ESA pas një marrëveshjeje me autoritetet kolumbiane vendosi ndërtimin e Observatorit Jugor Europian, në 2400 metër lartësi dhe në veri të kryeqytetit kolumbian Santiago.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në vendin e ndërtimit u gjetën disa shkëmbinj të vendosur në një pozicion të çuditshëm. Atëherë askujt nuk i shkoi në mendje se bëhej fjalë për simulimin e vendosjes së dy yjeve tepër të shndritshëm në atë kohë, Kanopit dhe Hadarit.

Pas kryerjes së matjeve të nevojshme dhe vëzhgimit të hapësirë, sot shkencëtarët e ESA-s, Gabriella Bernardi, Alberto Vecchiato dhe Beatrice Bucciarelli në një artikull të publikuar në revistën “Archeologia Viva” thonë se vendosja e shkëmbinjëve nuk është krejtësisht e rastësishme, por një rikrijim i asaj që populli El Molle shihte në një natë pa re.

Në atë kohë, Kanopi dhe Hadari, dy yjet më të shndritshëm ‘plotësonin’ njëri tjetrin, njëri lindte dhe tjetri perëndonte. Ky fenomen është përshkruajtur dy mijë vjet më parë nëpërmjet vendosjes së tre shkëmbinjëve, ku njëri lind dhe tjetri perëndon dhe gjithmonë të parë nga këndvështrimi i një ‘shkëmbi’ të tretë, që në këtë rast është Toka.

Kulmi i qytetërimit El Molle në këto rajone besohet të ketë qenë nga shekulli i parë deri në shekullin e tetë pas Erës Sonë. Shkencëtarët e sotëm besojnë se në atë kohë mjedisi i shkretëtirës Atacama nuk ka qenë kaq armiqësor sa sot. Aty rridhte një lumë dhe zona ishte e pasur me bimë dhe kafshë, sidomos në periudhën e Pranverës.

ME TE LEXUARAT