Ekstradohet nga Greqia autori i "masakrës së Pukës" Sokol Permarkaj

Aktualitet

permarkaj-sokolEkstradohet nga Greqia ne Shqiperi nje prej autoreve te kerkuar per "masakren e Pukes" ku mbeten te vrare dy persona dhe u plagosen tre te tjere pas nje konflikti per token.

Burimet zyrtare bene me dije se nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, u krye ekstradimi nga thina/Greqi, drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar, Sokol Permarkaj, vjeç 36,lindur në Pukë dhe banues në Tiranë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë, me Vendimin Nr.A33,  datë 204.07.2012, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg“, për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me paramendim“, kryer në bashkëpunim.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën, u bë i mundur arrestimi i tij ne Greqi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

Në shtator të vititi 2014, Policia greke ka vënë në pranga dy vëllezër shqiptarë të shpallur në kërkim për vrasje, Anton dhe Sokol Përmarkaj të dy të dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Pukës në gusht 2014..

Anton dhe Sokol Permarkaj, akuzohen si autorë të masakrës së ndodhur më 29 qershor të vitit 2012, në fshatin Mardhnac të komunës Qelëz në Pukë. Në këtë ngjarje të rëndë që mori shkas për motive pronësie mbetën të vrarë Paulin dhe Hilë Markaj, ndërsa u plagosën rëndë: Tone Markaj, Angjelina Markaj (bashkëshortet e dy viktimave) dhe Alfons Markaj (nipi i Paulinit).

Gjykata vendosi dënimin kapital ndaj dy vëllezërve Permarkaj, 25 vjet burg për vëllain tjetër të tyre, Bardhok Permarkajn dhe 23 vjet burg djalin e xhaxhait, Fran Permarkaj.

Tre vëllezërit Permarkaj dhe kushëriri i tyre akuzohen se kanë qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të anëtarëve të familjes Markaj. Pas hetimeve të kryera nga policia dhe prokuroria rezultoi se konflikti që përfundoi në tragjedi ka filluar në lidhje me një sipërfaqe toke në pronësi të shtetasit Mark Kolgjokaj, i cili ia kishte dhënë në përdorim familjes Përmarkaj.

ME TE LEXUARAT