Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Atentati te Rruga e Kavajës, viktima hetohej për vrasje me pagesë

arjanitsterjoPersoni më pak i njohur nga të implikuarit në përplasjen me armë mes grupeve rivale në Tiranë mbrëmjen e të hënës ishte Artur Baze i njohur ndryshe me emrin Arjanit Sterjo, i dyshuari si atentator, që mbeti vetë i vrarë.

Ai tentoi të vriste Pajtim Serjanin, por u qëllua me armë nga oficeri i policisë Roland Meta dhe mbeti i vdekur. Të dhënat e Policisë për Artur Bazen, i njohur ndryshe me emrin Arjanit Sterio, janë të pakta.

‘Panorama’ shkruan sot se Sterjo jo zyrtarisht dyshohej të ishte vrasës me pagesë, por për 42-vjeçarin nuk ka pasur asnjëherë prova apo fakte konkrete për të provuar këtë dyshim. Policia e Tiranës pas ngjarjes së të hënës deklaroi se ai ishte person me precedentë të mëparshëm penalë, por në fakt edhe në ato dosje më të hershme të policisë emri i tij nuk figuron as si i proceduar dhe as si i arrestuar.

Drejtori i Policisë së Tiranës, Ardian Çipa sqaroi se më datë 05.01.2015 rreth orës 19.45, është marrë njoftim në sallën operative të Drejtorisë së Policisë Tiranë për të shtëna me armë zjarri në Rrugën e Kavajës në hyrje të rrugës “Islam Alla”.

Në vendin e ngjarjes tha ai, u konstatuan dhe fiksuar në cilësinë e provës materiale një sërë gëzhojash të kalibrave të ndryshëm. Po ashtu është sekuestruar edhe një pistoletë tip “Bereta”. Sipas Çipës, nga rrethimi i vendit të ngjarjes dhe zonës përreth, në rrugën “Him Kolli”, në një distancë rreth 1 km është gjetur i vrarë shtetasi Arjanit Sterio (Alias), 42 vjeç, banues në Tiranë.

Drejtori i Policisë së Tiranës shtoi se nga veprimet paraprake u mor informacion se në spitalin ushtarak ka shkuar i plagosur shtetasi Pajtim Xhevahir Serjani, 32 vjeç, ndërsa në një spital privat në Tiranë shkoi i plagosur me armë zjarri punonjësi i policisë Roland Meta.
Viktima, 42-vjeçari Arjanit Sterio (Artur Baze)

“Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera është arritur të saktësohet se rreth orës 19.40, viktima, shtetasi Arjanit Alias ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasit Pajtim Serjani, Roland Meta dhe dy shtetas të tjerë. Pasi ka plagosur me armë shtetasin Serjani, punonjësi i policisë ka reaguar duke i bërë thirrje: Ndal Policia. Në këtë moment vrasësi ka reaguar duke plagosur punonjësin e policisë, i cili edhe në këto kushte i është përgjigjur me shkëmbim zjarri, duke e plagosur rëndë. Shtetasi Arjanit Alias është përpjekur të largohet dhe rreth 1 km më larg ka mbetur i vdekur”,-deklaroi drejtori i Policisë së Tiranës.

Gjithashtu Çipa sqaroi se grupi hetimor ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Roland Meta për veprën penale “Vrasje, në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme”. Sipas tij, punonjësi i policisë Roland Meta është pranuar në Policinë e Shtetit në vitin 2005, ndërsa në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale është emëruar në dhjetor të vitit 2007, detyrë që e mban edhe sot.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet