Aksi Kashar-Durrës, ministria e Transporteve: 165 milionë lekë për sinjalistikën

Aktualitet

haxhinastoMinistri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto ka inspektuar sot nga afër punimet për vendosjen e tabelave sinjalizuese në aksin Kashar – Durrës.

Projekti do të zgjasë 2 muaj dhe ka një vlerë totale prej 165 milionë lekë. Sipas ministrit të Transportit, Haxhinasto,  ndërhyrja në akse të ndryshme për pajisje me sinjalistikë rrugore ka ulur ndjeshëm aksidentet rrugore.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Qëllimi i ministrisë së Transportit është që brenda këtij viti të pajisë me sinjalistikën e duhur të qarkullimit rrugor akset kryesore të vendit. Ndërkohë që, ndërhyrje për zgjerimin dhe riparimin e rrugëve do të ketë në aksin Rrogozhinë – Kakavijë dhe Fushë Krujë – Shkodër.

ME TE LEXUARAT