Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Të enjten nis procesi gjyqësor ndaj Grupit të Drenicës

gjyqNë fund të pjesës së parë të vitit ose në fillim të qershorit mund t’i vijë fundi një prej rasteve të profilit të lartë, atij të Grupit të Drenicës, raporton KTV.

Pas pushimit dimëror shqyrtimi kryesor do të nisë këtë të enjte dhe muajt e ardhshëm pritet të dëgjohen dëshmitarët e mbrojtjes.

Të tillë janë ftuar rreth 100, por lista pritet të reduktohet dukshëm, sepse së paku mbrojtja e Sylejman Selimit po shqyrton mundësinë që të heqë dorë nga 12 dëshmitarët e vet.

E Sami Lushtaku nuk ka planifikuar të thërrasë ish-zyrtarë në pozita udhëheqëse të UÇK-së. EULEX-i nuk ka dashur të thotë se si planifikon t’i organizojë seancat dhe përfundimin e këtij gjykimi.

“Gjykimi është duke u zhvilluar dhe për këtë ne nuk mund të komentojmë”, është thënë në një përgjigje të misionit evropian.

Gjykata e Apelit të hënën hodhi poshtë kërkesën e Prokurorisë që të pandehurit të kthehen në paraburgim. Të gjithë të akuzuarit për krime lufte në këtë rast do të vazhdojnë të mbrohen në liri nën masën e dorëzanisë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet