Spanjë, evakuohet stafi i gazetës ”El Pais” pas një pakoje të dyshimtë

Bota

spanjeNdërtesa e grupit mediatik të gazetës së njohur spanjolle ”El Pais”, në Madrid, u evakua sot pas marrjes së një pakoje të dyshimtë, njoftoi zëdhënës i gazetës.

Ai shtoi se stafi i gazetës ishte i shqetësuar, sidomos pas atentatit të përgjakshëm në Paris kundër revistës satirike ”Charlie Hebdo”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

”Rreth orës 13:45 GMT, pak më shumë se tri orë pas ngjarjes në Paris, një person mbërriti me një pako të dyshimtë”, deklaroi zëdhënësi.

“Policia evakuoi ndërtesën, ku punojnë më shumë se 300 persona”, deklaroi drejtori i komunikimit të gazetës ”El Pais”, Pedro Zuazua.

ME TE LEXUARAT