Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Reali shet Gareth Balen për Marco Reus

bale_real14Real Madrid është duke bërë plane që në verën që vjen ta shes Gareth Bale-n dhe ta blejë mesfushorin e Borussia Dortmundit, Marco Reus, raportojnë mediat britanike.

“Daily Express”, shkruan se mesfushori gjerman mbetet prioritet kryesor i trajnerit të ‘Los Blancos’, Carlo Ancelottit.
Gjigantët madrilen besojnë se Reus do të mund mbulonte boshllëkun që mund ta lë Bale, i cili pritet të kthehet në Angli.

Manchester United është i gatshëm t’ia ofrojë Real Madridit 120 milionë funta për ish yllin e Tottenhamit, i cili vazhdon të mbetet një nga lojtarët që admirohet më shumë nga trajneri i “Djajve të Kuq”, Louis Van Gaal.

Raportohet se klauzola e Reusit për ndarje nga Dortmundi kap shifrën 20 milionë euro, dhe për një klub siç është Real Madridi, kjo shifër nuk është aspak problem.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet