Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Përgjigjja e INUK për Totozanin: Aksioni nuk ndalet, as në Udënisht

inuk-pogradecAksioni nuk do të ndalojë as në Udënisht, as në ndonjë vend tjetër ku nevojitet ndërhyrja e INUK.

Kjo është deklarata e Kreut të INUK Dallëndyshe Bici, pak pasi Avokati i Popullit rekomandoi pezullimin e prishjeve.

“Ne punojmë bazuar në një VKM tha kreu i INUK, duke shtuar se persona të vecantë po keqpërdoren nga individë të ndryshëm” u shpreh ajo.

INUK vijoi sot aksionin në Udënisht të Pogradecit për prishjen e objekteve që janë ndërtuar përgjatë bregut të liqenit dhe preken nga projekti i vijës liqenore.

Sot janë prishur 7 ndërtime, ku 3 objekte janë 3 katëshe dhe 2 me nga një katë, ndërsa nuk ka pasur rezistencë nga banorët.

Kreu i INUK Dallëndyshe Bici, e pranishem gjatë aksionit, e ka cilësuar të sukseshme ndërhyrjen në Udënisht, në të mirë të turizmit. Bici ka deklaruar se do merren parasysh edhe rekomandimet e Avokatit të Popullit, i cili më herët kërkoi ndalimin e prishjeve të banesave deri në verifikim të dokumentacionit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet