NATO: Ka ardhur koha t’i jepet fund terrorizmit

Bota

natoShtëpia e Bardhë, kryeministri britanik Kamerun dhe kancelarja gjermane Merkel kanë dënuar njëherësh sulmin terrorist ndaj revistës satirike në Paris, ku mbetën të vrarë 12 persona dhe u plagosën rëndë edhe 10 tjerë.

Kryeministri britanik Dejvid Kamerun përmes një postimi e ka quajtur sulmin tmerrues ndërsa ka bërë thirrje që të gjithë t’i qëndrojmë pranë Francës në këto momente.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Vrasjet në Paris janë tmerruese. Jemi pranë popullit francez në luftën kundër terrorit dhe mbrojtjes së lirisë së shtypit.

Gjithashtu edhe kancelarja gjermane Angela Merkel e ka dënuar sulmin, duke thënë se kjo nuk do të justifikohet në asnjë mënyrë.

“Ky akt i neveritshëm nuk vetëm sulm mbi jetën e qytetarëve francezë dhe sigurisë së tyre, por edhe një sulm ndaj lirisë së shtypit dhe lirisë së fjalës, elementëve thelbësorë të kulturës sonë demokratike. Kjo nuk do të justifikohet në asnjë mënyrë”, ka thënë Merkel.

Këshilli Mysliman Francez e ka dënuar sulmin si një "akt barbar" kundër "demokracisë", ndërsa ka bërë thirrje që ndaj autorëve të merret masa më e ekstreme.

Sulmi është dënuar edhe nga zyrtarë të lartë të NATO-s, të cilët kanë thënë se ka ardhur koha që terrorizmi të marrë përgjigjen e duhur.

ME TE LEXUARAT