"Audi" prodhon makinën që nuk ka nevojë për shofer

Teknologji

audi-prologue14Kompania e makinave Audi ka vendosur që modelin Prologue ta përmirësojë me një sistem të ‘vetë-vozitjes’ të cilin e prezantoi në CES 2015.

Pasi vetura autonome A7 udhëtoi nga San Francisko për në Las Vegas vetë pa ndihmën e njeriut, Audi ka zbuluar edhe një tjetër koncept ‘vetë-vozitës’ në CES 2015.

I quajtur ‘Koncepti Vetë-Lëvizës Prologue’, vetura është e bazuar në modelin origjinal të Prologue i cili u shfaq vitin e kaluar në LA, por që vjen me një sistem të vozitjes autonome.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Duke përdorur një kombinim prej kamerave, sensorëve radarë, skanuesve me laser dhe sensorëve të tjerë të zërit, informatat mblidhen dhe dërgohen në një qendër kontrolli të quajtur zFAS, duke mundësuar që vetura ta vozitë vetën e saj.

Fuqia e veturës vjen nga një motor turbo-binjak V8 4.0 litërsh i cili ka tetë shpejtësi të integruara në një motor elektrik dhe një bateri litiumi, transmeton Lajmi.net.

Sistemi hibrid mundëson që vetura të gjenerojë 677 kuaj-fuqi dhe 701 çifte rrotulluese. Vetura për vetëm 3 sekonda kapë shpejtësinë prej 96 kmh.lajmi

ME TE LEXUARAT