Turqi, kamikazja femër hedh në erë rajonin e policisë

Kliko per me shume info

turqi-kamikazjaNjë femer kamikaze ka hedhur veten në erë në qytetin e Stambollit, në Turqi, duke lënë të plagosur dy oficerë policie, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë, bën të ditur guvernatori i qytetit.

Vajza hyri në një stacion policie, që gjendej në pjesën më të preferuar turistike të qytetit, Sultanahmet.

Kliko per me shume info

Guvernatori Vasip Sahin tha për televizionet turke se femra foli në anglisht me një “theks të trashë”, por kombësia dhe identiteti i saj mbeten ende të panjohura. Asnjë grup nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë e këtij sulmi, i dyti ndaj policisë brenda një jave.

Policia ka arrestuar një burrë, i cili hodhi granata dhe qëlloi me armë ndaj oficerëve pranë zyrës së kryeministrit, të enjten e kaluar, e megjithatë askush nuk mbeti i plagosur nga ai sulm. Kamikazi që shkaktoi incidentin e fundit raportohet të ketë vdekur.

Policia rrethoi menjëherë zonën historike të Stambollit, ku gjenden gjithashtu edhe “Xhamia Blu” dhe muzeu “Hagia Sophia”.

Sahin tha se gruaja kishte hyrë në stacionin policor dhe u kishte thënë policëve se kishte humbur kuletën, përpara se të aktivizonte bombën. “Deri më tani, një oficer është në spital në gjendje kritike për jetën, ndërsa tjetri është plagosur lehtë. Ndërkohë që kamikazja ka humbur jetën pas sulmit”.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here