"Telegraph": Shqipëria, destinacion i rekomanduar i vitit 2015

Soft

ksamil143Gazeta prestigjioze “Telegraph” e përzgjedh Shqipërinë si një nga 20 destinacionet e duhura për turizmin në vitin 2015.

Sipas gazetes, ky vend ish-komunist, është për ata udhëtarë që janë kureshtarë për të zbuluar më shumë nga një vend, i cili për vite me radhë është keqkuptuar. Përveç vijës së gjatë bregdetare, turistët janë orientuar edhe drejt fshatrave si peizazhe fluturues, në dukje të pandryshuar për shekuj me radhë që nga periudha osmane, thesareve arkeologjike,e kafshëve të egra.

Turizmi është cilësuar si në udhëkryq, pasi ka një oreks të pangopur për ndërtimin. Por, shumë plazhe përgjatë vijës bregdetare të vendit kanë mbetur të paprekura nga dora e njeriut, ndaj viti 2015 është koha e duhur për ta zbuluar këtë pjesë të Shqipërisë.

Gjatë përshkrimit për vendin, “Telegraph” i garanton turistët se në Shqipëri pritja është tepër e ngrohtë dhe kamerierët, ndonëse me një anglishte jo fort të mirë, i trajtojnë të huajt si klientë VIP.

Në fund, por jo më pak e rëndësishme, Shqipëria është cilësuar si një destinacion me shpenzime të përballueshme, ku mesatarisht një personi i duhen afërsisht 1500 paund për të kaluar 6 ditë në peizazhet që vendi ofron.

ME TE LEXUARAT