Aktorja seksi Cameron Diaz martohet me rokistin

Showbiz

diaz-rokistAktorja e famshme Cameron Diaz ka vendosur kurore. Pasi për vite më radhë thoshte se nuk e tërhiqte martesa, Diaz ka lidhur kurorë më 5 janar me Benji Madden, anëtar i bandës së rokut Good Charlotte.

Çifti bëri betimin në një ceremoni të mbajtur në Beverly Hills, në praninë e familjeve përkatëse dhe miqve të ngushtë.

Mes këtyre të fundit nuk mungonin VIP-at si Reese Witherspoon, Gwyneth Paltrow, Samantha Ronson dhe Robin Antin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nipi i Benji, Joel Madden dhe djali i Nicole Richie, Sparrow, ishin shoqëruesit e dhëndrit. Ndërsa nusja nga ana e saj shoqërohej nga mikesha Drew Barrymore dhe motra e saj Chimene.

Shkëmbimi i unazave mes çiftit vjen pas një lidhjeje 7-mujore, por edhe pas një historie të gjatë beqarie të yllit të kinemasë.

ME TE LEXUARAT