Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Rama emëron zv.ministër Mbrojtje Petro Kocin

petro-kociPetro Koçi, anetar i vjeter i PS dhe themelues i PSV 91, eshte emeruar zëvendësministër i Mbrojtjes.

Koçi ka marre  emërimin në këtë post në mbledhjen e fundit të qeverisë për vitin 2014. Pas ketij vendimi Ministria e Mbrojtjes ka dy zëvendësministrja, Dritan Hilën dhe Petro Koçin.

Koçi është një nga zërat më të fortë të së majtës shqiptare. Ai ka drejtuar Delegacionin e Përkohshëm parlamentar të Shqipërisë në Asamblenë e Këshillit të Europës në vitet 2001-2005.

Petro Koçi u shkëput nga Partia Socialiste, pas votimit për ndryshimet kushtetuese në 21 prill 2008, të propozuar nga kreu i PD-së, atëherë, Sali Berisha. Që prej këtij viti, ai formoi Partinë Socialiste të Vërtetë 91, PSV91. Në zgjedhjet e fundit ai ju bashkua koalicionit të Partisë Socialiste.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet