Kosovë, Sindikatat paralajmërojnë bojkotimin e punës

Kosovë&Rajon

sindikatat-kosoveDiten e sotme u mbajt takimi i rregullt i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privatë të Kosovës, me kryetarët e shoqatave sindikale në ndërmarrje të sektorit privatë.

Temë e veçantë ishte implementimi i marrëveshjes kolektive nënshkruar në mars të vitit të kaluar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Në këtë takim u vendos që të gjitha shoqatat sindikale të marrin obligimet e tyre dhe në rast të mos implementimit të marrëveshjes kolektive me 5 shkurt te këtij viti të fillohet me bojkotin e punës në të gjitha kompanitë ku sindikata është e organizuar.

Sindikata ka marrë përgjegjësin në rast të sanksionimit të punëdhënësve ndaj punëmarrësve që të gjitha pasojat ti bartë vet sindikata. Edhe ne vitin 2015 kompanitë po paguajnë punëtorët në kundërshtim me pagën minimale, dhe atë kompania MSS edhe pse ju tërhoq vërejtja disa herë, ajo punëtorët teknik në FSK i paguan 120 euro", thuhet në njoftim.

ME TE LEXUARAT