Mancini: E dua Shaqirin në formacion ndaj Genoas

Sport

manciniRoberto Mancini është treguar i qartë sa i përket kërkesave të tij për këtë afat kalimtar.

Pasi siguroi shërbimet e Lukas Podolskit, trajneri i Interit, Roberto Mancini, po e kërkon një tjetër futbollist.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas mediave italiane, Mancini me ngulm e dëshiron në skuadrën e tij kosovarin e Bayern Munichut, Xherdan Shaqiri.

Madje, ai u ka dhënë ultimatum krerëve zikaltër që ta përfundojnë sa më shpejtë transferimin e kosovarit për ta pasur atë në dispozicion qysh në sfidën e 11 janarit kundër Genoas.

Paraprakisht, Interi luan me Juventusin të martën në sfidën e parë për këtë vit në Serie A.

ME TE LEXUARAT