Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Tri klube të mëdha në garë për Xherdan Shaqirin

xherdan-shaqiriE ardhmja e mesfushorit të Bayern Munich, Xherdan Shaqirit akoma nuk është vendosur.

Ylli shqiptar i Zvicrës gjatë këtij dimri, sipas të gjitha gjasave, do largohet nga gjiganti gjerman për shkak se ai nuk është në planet e trajnerit të ‘bavarezëve’, Pep Guardiolas.

Mediat italiane të ardhmen e Shaqirit e shohin në Seria A, por sipas këtyre mediave, 23 vjeçari kërkohet edhe nga Liverpool.

Raportohet se Juventusi dhe Interi tashmë janë në kontakte të vazhdueshme me agjentin e ish yllit të Baselit.

Kampionët e Italisë ka kohë që kanë shprehur interesim për Shaqirin, kartoni i të cilët thuhet se kap shifrën 15 milionë euro.

Ndërkohë, Interi po përpiqet që shërbimet e mesfushorit shqiptar t’i marrë në formë huazimi, më mundësi që në fund të sezonit ta blejë kartonin e plot të lojtarit.

Por, është Liverpool që mund t’ua prish planet Juves dhe Interit. ‘Reds’ vazhdojnë ta ndjekin Shaqirin, për të cilin janë të gatshëm t’i investojnë 14 milionë euro.

Ditët në vijim duket se do të jenë të nxehta dhe të vendimtare për të ardhmen e shqiptarit me prejardhje nga Zhegra e Gjilanit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet