Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Iran, refuzohet një ligj kundërthënës për ferexhenë

ferexheNjë propozimligj në Iran, me të cilin do tu jepej më tepër autoritet policëve, në detyrimin e femrave për të veshur ferexhe, është vlerësuar si jokushtetues. Mediat shtetërore iraniane raportuan sot se Këshilli Mbrojtës, një grup 12 anëtarësh, që e analizon legjislaturën, e ka hedhur poshtë propozimligjin.

Sipas legjislacionit islamik në Iran, femrat duhet ta mbulojnë kokën, qafën dhe flokët e tyre. Agjencia tzyrtare e lajmeve një Iran, IRNA, duke e cituar një zëdhënës të këtij këshilli, raportoi se në propozimin 24 pikësh, ishin 14 shkelje dhe “ai është në kundërshtim me kushtetutën dhe nuk është miratuar”.Ky propozim, që tash përsëri i kthehet parlamentit, ishte miratuar në muajin dhjetor. REL

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet