Tre të vdekur nga një aksident në Belgjikë

Bota

aksSë paku tre persona kanë vdekur në Belgjikë si rezultat i një aksidenti tragjik, i shkaktuar nga rrëzimi i një kamioni në rrugë. Mediat belge kanë bërë me dije se një kamion ka rrëshqitur dhe ka rënë mbi disa automjete. Agjencia e lajmeve Belga, njofton se njëra nga viktimat është fëmijë. Sipas autoriteteve belge, më shumë njerëz ka gjasë që kanë vdekur, ngase disa persona ende janë nën rrënojat e atomjeteve të shkatërruiara. Aksidenti ka ndodhur në qytetin Denderleeuw, rreth 20 kilomtra nga Brukseli. Shtatë vetura, sipas mediave belge, janë përfshirë në aksidentin e shkaktuar nga kamioni. REL

ME TE LEXUARAT