Spanjë, alarm për sulm, evakuohet stacioni i trenit në Madrid

Bota

treni-stacionPolicia spanjolle ka evakuuar stacionin e trenit në Madrid per shkak se një person ka kërcënuar se do të hidhte veten në erë pasi kishte lëndë shpërthyese në një çantë shpine.

Ai ka alarmuar pasagjerët e tjerë të trenit. Pas marrjes së njoftimit, policia ka nisur protokollin antiterrorizëm dhe ka ndaluar personin e dyshuar, duke mos gjetur asnjë lënë shpërthyese në çantën e tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Megjithatë qarkullimi i trenave është ndërprerë për një orë, duke shkaktuar jo pak vonesa dhe turbullime edhe në trafikun e qytetit.

Personi i arrestuar, me emrin Xhamal H., është me origjinë nga Maroku por me shtetësi spanjolle.

Sipas ministrisë së Brendshme spanjolle ai nuk kishte lidhje me asnjë organziatë terroriste por vuante nga probleme psiqike.

Udhëtarët në stacionin e trenit janë informuar që nuk kishte asnjë rrezik dhe se aktiviteti i rregullt i qarkullimit të trenave.

ME TE LEXUARAT