OSHEE: Rikthehet energjia në disa prej zonave ku kishte defekte

Aktualitet

oshePavarësisht motit të pafavorshëm, në kushtet e temperaturave deri në minus 15 gradë celcius në disa zona të vendit, strukturat e shoqërisë Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka vijiuar punën maksimalisht për t’iu përgjigjur nevojave emergjente për furnizim me energji aty ku janë konstatuar probleme.

Kompania OSHEE ka nje impenjim maksimal si me personelin dhe makinerite ashtu dhe me bashkepunimin si me Kompanine OST ne nderhyrjet ne Rajonin Korçe ashtu dhe me Emergjencat Civile.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Megjithë punën e bërë nga Kompania OSHEE, me bazë materiale emergjence, me grupe pune, brigade avarie, etj, është rikthyer energjia elektrike në disa zona të cilat kanë qenë në gjendje avarie (fshatra të Qarkut Korçë, Dibër, Kukës ,Berat dhe Elbasan), megjithatë situata paraqitet e rënduar në disa zona të thella malore.

Aktualisht nuk kanë energji elektrike zonat si më poshtë:

  1. Në rajonin e Elbasanit, në Librazhd, komuna Orenje, e cila ka 15 km linjë të dëmtuar, në komunën Hotolisht, Polis dhe komuna Lunik. Në Përrenjas, nuk kanë energji elektrike komunat Rajcë (fshtrat Leshnje dhe Gjanç), Stravaj dhe Mokër.
  2. Në rajonin e Korçës, komunat Moglicë, Mollas (fshtrat Panarit, Trebickë dhe Laboc) dhe Lozhan.
  3. Në rajonin Burrel, komuna Gollobordë, pa energji 4 fshtra.
  4. Në rajonin Kukës, komuna Zapot. Jashtë pune Degzimi Kalis që furnizon 5 fshatra të Kukesit, Kalis-Çaj, si dhe 3 fshatra të tjerë që furnizohen nga fidri i Lekbibaj: Shalca, Palçi dhe Brinca, ku rrugët janë të bllokuar nga bora. OSHEE është duke monitoruar situatën dhe raporton se gjendja paraqitet më e stabilizuar.

ME TE LEXUARAT