Balotelli rikthehet në Serinë A?

Sport

baloteliZyrtarët e Napolit janë të interesuar që gjatë afatit kalimtar të janarit të sigurojnë shërbimet e sulmuesit të Liverpoolit, Mario Balotelli.

Anëtari i kombëtares italiane te Liverpooli u transferua në verën e vitit të kaluar, por nuk arriti të tregojë cilësitë e tij, ndërsa i ka shënuar vetëm dy gola, asnjërin në Ligën Premiere.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në javët e fundit është spekuluar për një largim të mundshëm nga “Anfield”, por trajneri Brendan Rodgers e ka përjashtuar një mundësi të tillë.

Mirëpo, sipas medieve italiane, agjenti i sulmuesit, Mino Raiola, po përpiqet të bindë zyrtarët e gjigantit anglez që Balotelli të Napoli të kalojë në formë huazimi për gjashtë muajt e ardhshëm. Po sipas medieve italiane, nëse Balotelli huazohet te Napoli, atëherë Liverpooli do të përpiqet të transferojë sulmuesin e PSG-së, Ezequiel Lavezzi.

ME TE LEXUARAT