Fluks të alkoolizuarish në urgjenca

Aktualitet

urgjShqiptarët janë bërë më të kujdesshëm me kapsollat dhe fishekzjarret, por nuk kanë lënë mënjanë alkoolin kur bëhet fjalë për festën e ndërrimit të viteve.Numri më i madh i personave që janë paraqitur në urgjencën e Tiranës mbrëmjen e kaluar kanë qenë të toksikuar nga konsumi me tepri i pijeve alkolike. Sipas mjekut Elton Qeli gjatë gjithë natës ka patur fluks të alkolizuarish, të cilët pasi kanë marrë shërbimin e nevojshëm kanë lënë spitalin.

Ndërsa gjatë datës 31 e deri në momentin e ndërrimit të viteve pranë urgjencës janë kryer rreth 130 vizita me kriza hipertensioni apo probleme neurologjike por që nuk kanë patur lidhje me festën e ndërrimit të viteve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në gjendje gadishmërie kanë qenë edhe forcat zjarrefikse, të cilat ndërhynë në disa raste në kryeqytet.

ME TE LEXUARAT