Ballist Morina personazhi i vitit. Njeriu i dronit, më i votuari i anketës së TCH

Soft

ballistËshtë Ballist Morina personazhi i vitit 2014, i cili mori numrin më të madh të votave në sondazhin e organizuar nga Top Channel në faqen e tij të internetit. Në vend të dytë vjen kryeministri Rama dhe në të tretin Kombëtarja e futbollit. “Grupi i parë është ndikuar nga ngjarjet e ndeshje Serbi-Shqipëri dhe ngjarjet që e pasuan. I pari është ai që ngriti dronin në stadiumin e Beogradit dhe pastaj vjen Edi Rama, i votuar edhe nga Kosova. I treti është Kombëtarja e futbollit. Tek kategoria e dytë janë persona që kanë dhënë kontribut në fusha të ndryshme”, deklaron webmasteri i Top Channel, Igli Gjelishti.

Janë tre prej tyre që kanë zënë vend në dhjetëshen e më të votuarve: Pandi Toçe, ose siç u cilësua në media “heroi i heshtur”, i cili humbi jetën duke shpëtuar nga mbytja atë të një fëmije.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Emanuela Peploka Zaimi, krijuesja e shoqatës Doën Sindrome Albania dhe të një qendre terapie. Ajo u jep suport psikologjik nëpërmjet shoqatës prindërve që kanë fëmijë me të tillë sindromë, si dhe asistencë fëmijëve në qendrën e terapisë.

Gjon Dervishi, ish-biznesmeni që la gjithçka për t’iu dedikuar tërësisht vullnetarizmit. Nisur fillimisht nga një rast personal, ai ndërtoi në Tepelenë qendrën “Dora e Ngrohtë” në suport të personave me aftësi të kufizuara mendore.

“Ngjarja tjetër më e votuar është vizita e Papa Françeskut në Shqipëri”, saktëson Gjelishti.

Në këtë dhjetëshe janë edhe këngëtarja Elhaida Dani dhe kampionia e botës në xhudo Majlinda Kelmendi. Lista e plotë e 20 personazheve të vitit 2014 mund të gjendet në faqen e internetit të Top Channel, ku dhe organizohet sondazhi i cili zhvillohet tashmë prej dhjetë vitesh.

ME TE LEXUARAT