Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Mbyten dy peshkatarë në Karavasta, një trup ende i zhdukur në det

karavastaaaDy peshkatarë të rinj mendohet të jenë mbytur në lagunën e Karavastasë, mëngjesin e të mërkurës.

Ata kishin dale për peshkim dhe rreth orës 12.40 minuta trupi i njerit prej tyre ka dalë në ujë në breg afër fshatit Muçias.

Trupi eshte identifikuar dhe ai eshte i 23-vjeçarit Klodi Dervishi. Ndersa shoku i tij 25 vjeç, Arber Ismaili nuk eshte gjetur ende. Te dy te rinjte jane nga fshati Kryekuq i Divjakes dhe ata kishin dale per peshkim.

Dyshohet se era mund te kete permbysur varken dhe dy te rinjte kane rene ne uje ndersa temperaturat e ulta iu kane marre jeten.

Familjaret e dy te rinjeve qe nisen menjehere kerkimet thone se kane dashur t’i pengojne te dalin serish per peshkim per shkak te motit shume te keq, por ata jane nisur.

Policia po vijon kerkimet për gjetjen e personit te dyte qe rezulton ende i zhdukur.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet