Gjosha: Zgjedhjet do të jenë test për Shqipërinë

Politikë

klajda gjoshaNe 21 qershor shqiptaret do te votojnë për te zgjedhur drejtuesit e pushtetit vendor dhe per shkak te retorikes se forte politike qe shoqëron çdo beteje elektorale edhe këtë here procesi i zgjedhjeve lokale do te shndërrohet ne testin e radhës per hapjen e negociatave për anëtarësim ne Bashkimin Europian. Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha shpjegon se pavarësisht faktit se zgjedhjet nuk janë pjese e 5 prioriteteve qe i janë vendosur Shqipërisë per hapjen e negociatave, procesi i 21 qershorit do te ndikoje ne progres-raportin qe Komisioni Europian do te publikoje ne vjeshtën e këtij viti. Por 6 muaj pas marrjes se statusit qeveria ende nuk ka nje date per hapjen e negociatave, jo vetëm per shkak te humorit te Bashkimit Europian ne lidhje me procesin e zgjerimit, por veçanërisht per ecurinë e reformave qe qeveria duhet te ndërmarre. Sipas Gjoshes gjate vitit 2014 qeveria realizoi disa reforma te rëndësishme si ajo administrative-territoriale apo reforma ne arsim; ndërkohë qe këtë vit duhet te tregoje rezultate ne çështje te tjera te rëndësishme si reforma ne drejtësi dhe si gjithnjë për Brukselin është e rëndësishme qe këto reforma te realizohen me konsensus jo vetëm me opozitën, por edhe me shoqërinë civile. VizionPlus

 

ME TE LEXUARAT