Itali, shqiptari vret gruan me shkop dhe lan në shatërvan njollat e gjakut

Aktualitet

policia-italiNjë grua, me inicialet B. P., 67-vjeçare me origjinë shqiptare, është vrarë sot në mëngjes në një pallat në Caramagna të Italisë.

Burri, i moshës 70 vjeçare, i cili dyshohet se është autori i ngjarjes së rëndë ndodhet në paraburgim me akuzën e vrasjes.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas të dhënave të para, gruaja ka vdekur pas disa goditjeve me shkop që kanë rezultuar fatale për jetën e saj.

Në shtëpi, në momentin e ngjarjes ka qenë vetëm gruaja dhe burri i saj (i biri ishte në punë, ndërkohë që gruaja e djalit, nusja e çiftit të moshuar bashkë me katër nipërit ndodhen prej disa ditësh në Shqipëri), shkruan “Panorama”.

Autori thuhet se u arrestua 500 metra larg nga banesa e tij, në gjendje të rënduar psikologjike, raportojnë mediat italiane.

Behet me dije se 71-vjeçari kishte shkuar për t’u larë në një shatërvan për të hequr njollat e gjakut.

Çifti shqiptar jetonte prej kohësh në një ndërtesë në rrugën “Gangaglietti 4”. Kanë qenë fqinjët që kanë lajmëruar policinë sepse nga apartamenti i çiftit shqiptar dëgjoheshin ulërima.

Kur efektivë të policisë mbërritën në banesë, gjetën portën e hapur dhe gruan e shtrirë në dysheme në një “pellg gjaku”.

Fqinjët u thanë policëve se kishin parë autorin me shkop në dorë të dilte nga banesa dhe të ikte me shpejtësi. Kanë nisur hetimet për zbardhejn e shkaqeve të ngjarjes.panorama

ME TE LEXUARAT