U arrestua sot në Burrel, ja pse i vrau 2 vëllezërit Lleshaj në Itali Fatjon Islami

Aktualitet

Është arrestuar ditën e sotme shtetasi Fation Stojani (Islamaj), në qytetin e Burrelit, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e dy shtetasve shqiptar.

Stojani është shpallur në kërkim nga Interpol Roma, pasi gjykata e Arsizio ka lëshuar urdhrin e arrestit ndërkombëtar për vrasjen me dashje të shtetasve A.Ll 31-vjeç, dhe A.Ll 38-vjeç.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

28-vjeçari ka vrarë dy vëllezër Agron dhe Alban Lleshaj 29 dhe 36-vjeç. Në vrasjen e dy vëllezërve janë përfshirë edhe persona të tjerë, dhe policia italiane ka raportuar se vrasja është e lidhur me grindjet mes grupeve të drogës në zonën Canegrate. Sakaq, në vrasje janë përfshirë 5 persona të cilët janë arratisur duke u shpërndarë në qytete të ndryshme.

Mësohet se dy vëllezrit Lleshaj janë gjetur të pajetë në një makinë. Armët e përdorura gjatë vrasjes janë një kalibër revolver 38 dhe një kalibër semiautomatic pistoletë 40. Gjatë kontrollit, përveç armëve janë gjetur 16.000 euro dhe 18 doza kokainë në Zagarolo.

Stojani, i kërkuar prej 2 vitesh nga policia italiane është arrestuar sot në qytetin e Burrelit, ndërsa zyra Qëndrore Kombëtare Interpol Tirana, po kryen procedurat e nevojshme për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

ME TE LEXUARAT