Tarifat e diferencuara në universitete, çështja mbërrin në Gjykatën Kushtetuese

Aktualitet

universiteteKa mbërritur në Gjykatë Kushtetuese çështja e tarifave të diferencuara për studentët e Universiteteve private të transferuar në Universitetet publike.

Studentët që u ngujuan në grevë urie, fillimisht në ambjentet e Fakultetit të Mjekësisë, e më pas ngritën çadrat pranë Rektoratit të Universitetit të Tiranës, kanë arritur të mbledhin firmat e duhura të deputetëve për ta çuar çështjen në Gjykatën Kushtetuese.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kërkesa është dorëzuar një ditë më parë nga deputetë të PD-së dhe ka si objekt deklarimin si të papajtueshëm me Kushtetutën dhe pezullimin e pikës 4 të Vendimit të Këshillit të Ministrave “Për kuotat e transferimit të studimeve dhe tarifat e shkollimit për studentët që transferojnë studimet nga institucionet private të arsimit të lartë të cilave u është hequr licenca, në institucionet publike të arsimit të lartë në vitin akademik 2014-2015.”

ME TE LEXUARAT