Turqia arreston një të dyshuar për sulmin ndaj Erdogan

Aktualitet

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

praPolicia turke thotë se pas sulmit të dështuar në afërsi të zyrës së presidentit Recep Tayyip Erdogan në Stamboll, e ka arrestuar një terrorist të dyshuar i cili ishte i armatosur me granata dhe armë. I arrestuari, sipas shefit të policisë, Selami Altinok, dyshohet se është pjesëtar i një organizate terroriste e cila e kishte cak të sulmit zyrën presidenciale.

Ai ka njoftuar se askush nuk është lënduar gjatë sulmit që e kishte në cak Erdoganin. Sipas mediave lokale turke, presidenti nuk kishte qenë në zyren e tij në momentin e sulmit. Policia nuk e ka publikuar identitetin e sulmuesit të dyshuar, e as qëllimin e sulmit mbi zyrën presidenciale. REL

ME TE LEXUARAT