Iku nga PR tek LSI, Tritan Shehu: Ja marrëveshja amorale e Ylli Shehut

Politikë

tritan-shehuYlli Shehu kaloi me LSI-në dhe menjëherë, Fatmir Mediu, kryetar i Partisë Republikane, nxitoi të lëshonte një deklaratë armiqësore ndaj këtij morali.

“LSI është vendi ku mblidhen mizat”, tha Mediu. Vetë Shehu deklaroi se kishte kaluar me LSI-në se “nuk ishte kandiduar Agron Duka në Durrës”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por, Tritan Shehu habit, teksa thotë se Ylli Shehu kishte nënshkruar për të qenë dy vite deputet, dhe pastaj do zëvendësohej.

“Nje deputet tjeter, i PR kete here, i quajtur Ylli largohet drejt LSI, drejt maxhorances.

Une nuk cuditem, ashtu si nuk u cudita dhe me tjeret si ai me pare, edhe jane jo pak tashme. Eshte kthyer ky ne nje fenomen, tipik per “Afriken Qendrore”.

Koleget e PR ankohen, megjithese duhet thene se kjo “risi” nuk prek vetem PR, eshte “gjitheperfshirese”.

Sidoqofte parandalimi duhet menduar shume me perpara, atehere kur caktohen emrat e kandidateve!

Atehere kur partite e verteta si PD “ushqejne” artificialisht partickat. Dhe keshtu lind me tej kjo “Calcio Mercato Deputetesh”.

Me befasoi dhe dicka tjeter:

Ky deputet kishte nenshkruar nje mareveshje per te qendruar ne Parlament vetem dy vite, dhe me tej do te zevendesohej.

Nuk besoj se mund te ekzistoje nje marreveshje e tille ne politike me amorale dhe me perbuzese per elektoratin”, shkruan Shehu.

ME TE LEXUARAT