Në SHBA vriten tre studentë myslimanë

Bota

shbaPolicia ka arrestuar sulmuesin i cili ka shtënë dhe ka vrarë tre studentë myslimanë në qytetin universitar Chapel Hill në Karolinën veriore.

Sulmuesi i identifikuar si Craig Stiven Hix (46 vjeçar),akuzohet për vrasje të shkallës së parë me tri aktakuza dhe gjendet në burg në Daram, transmeton agjencia AFP.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Viktimat janë identifikuar si banorë të Chapel Hillit me emrat Deah Shadi Barakat (23), bashkëshortja e tij Jusor Abu-Salha (21) dhe motra e saj Razan Abu Salha (19) nga Rali, përcjell koha.net.

Barakat ka qenë student i vitit të dytë të Stomatologjisë në Chapel Hill e bashkëshortja e tij është dashur që në vjeshtë të fillonte studimet po ashtu në Stomatologji.

Razan Abu Salha ka qenë studente e Universitetit shtetëror në Karolinën veriore.

Policia tash për tash nuk ak zbuluar motivet e këtij sulmi.

ME TE LEXUARAT