Llogaritë, ja si kualifikohet Shqipëria në Francë

Sport

Kur kanë mbetur 180 minutat e fundit të kualifikueseve, futbolli i luajtur i ngjason një sfide në shah. Taktikat në fushë shkojnë paralel me llogaritë në letër për të arritur objektivin e kualifikimit në Euro 2016.

 

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

klasNë rastin e Shqipërisë, ekzistojnë disa skenarë për të siguruar biletën direkte në Francë. Në dy ndeshjet e mbetura, kombëtarja duhet të marrë të paktën dy pikë ose një fitore, për të siguruar vendin e dytë në Grupin I.

Nëse Portugalia fiton me Danimarkën më 8 Tetor, kuqezinjve mund t’u mjaftonte një sukses hipotetik përballë Serbisë. Minimalisht ekipi i De Biasit nuk duhet të humbasë në ndeshjen e fundit në Elbasan Arena dhe më pas të synojë një pikë edhe në Armeni.

Fati i kombëtares është i lidhur ngushtë me sfidën në Braga. Situata komplikohet nëse danezët barazojnë në tokën luzitane, duke bërë që Shqipërisë t’i nevojitet me patjetër një fitore në dy takime.

Nëse Danimarka triumfon në Portugali, atëherë misioni bëhet më i vështirë. Kuqezinjtë do të detyroheshin ti fitonin të dyja ndeshjet e Tetorit për t’u kualifikuar direkt në Francë.

Kualifikimi direkt nga Grupi, synohet edhe sepse gara për vendin e tretë më të mirë është komplikuar. Kroacia është e para me 12 pikë, ndërsa ka edhe dy ndeshje, me Bullgarinë dhe Maltën, me pikët ndaj kësaj të fundit që nuk llogariten, si ekipi më i dobët në Grupin H.

Përpara kuqezinjve qëndrojnë edhe Ukraina dhe Hungaria, ndërsa rrezik përbëjnë Rusia dhe Republika e Irlandës. Nëse Shqipëria nuk siguron pjesëmarrjen direkte në Francë, rruga më e gjatë, ajo e kualifkimit nëpërmjet fazës “play-off” është edhe më e vështira, pasi në garë janë edhe skuadra si Izraeli, Turqia dhe Estonia. supersport

ME TE LEXUARAT