Refugjatët, Shqipëria kërkon ndihmë nga Italia: S`ja dalim vetëm

Aktualitet

refugjatettShqipëria kërkon ndihmën e Italisë për kontrollin kufitar, në mënyrë që të parandalojë vërshimin drejt saj të emigrantëve të dëshpëruar për të arritur Europën Veriore, tha të martën ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri.

"Shqipëria ka kërkuar ndihmën e Italisë për të forcuar kontrollet e saj kufitare dhe për t’u përballur me problemet e ndryshme të sigurisë që do të shfaqeshin në rast vërshimi të emigrantëve drejt kufijve shqiptarë”, u shpreh Tahiri.

"Shqipëria nuk mund të përballet e vetme me një valë emigrantësh," tha ai.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shqipëria ka pasur relativisht pak emigrantë që kanë kaluar kufijtë e saj në rrugëtimin nga Greqia në Gjermani dhe Suedi. Por ajo i druhet një fluksi pasi Maqedonia ua mbylli kufirin emigrantëve që vijnë nga Greqia (pikënisja e rrugëtimit Ballkanik).

Tahiri tha se Ministri i Brendshëm italian Angelino Alfano do të vizitojë kryeqytetin shqiptar javën e ardhshme, për të diskutuar një reagim të përbashkët në rast të një fluksi masiv të emigrantëve.

Shqipëria shpreson për mbështetje teknike dhe personeli në kuadër të ndihmës policore për të kontrolluar, regjistruar e verifikuar dokumentet e emigrantëve në hyrje.

Komisioneri Evropian i Migrimit Dimitris Avramopoulos të premten pritet për bisedime në Tiranë.

Shqipëria është në pritje të "një vendim të përgjithshëm" në nivel evropian për përballimin e krizës, por "në asnjë rast nuk ka ndërmend të hapë kufijtë për emigrantët", ka thënë Tahiri. Ai shtoi se se "tani për tani", situata ishte "e qetë".

"Policia ka rritur kontrollet dhe për momentin nuk ka pasur ndonjë përpjekje nga emigrantët që të kalojnë kufirin shqiptar", tha ministri.

Më shumë se një milion emigrantë dhe refugjatë kanë mbërritur në Evropë që nga viti i kaluar, duke e zhytur kontinentin në krizën më të thellë të emigracionit që prej Luftës së Dytë Botërore.

ME TE LEXUARAT