Shkarkohet ministri që ngacmoi seksualisht gazetaren

Bota

ministri-serbKuvendi i Serbisë ka shkarkuar nga detyra ministrin e Mbrojtjes, Bratisllav Gashic.

Votimi me 195 vota për, aq sa edhe ka qenë numri i deputetëve të pranishëm në sallë, ka ardhur pas kërkesës së kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që Kuvendi të mbështesë propozimin e tij për shkarkimin e Gashiqit për shkak të komenteve seksiste.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në një konferencë më 7 dhjetor, Gashic ka parë një gazetare duke u gjunjëzuar, për të mos penguar pamjet e kamerave, dhe ka thënë: “Më pëlqen kur gazetaret gjunjëzohen kaq lehtë”.

Komentet e tij kanë shkaktuar disa protesta nga gazetarët në Serbi.

ME TE LEXUARAT