Letonia kërkon normalizimin e marrëdhënieve Kosovë - Serbi

Kosovë&Rajon

letHapja e kapitujve të parë negociues të Serbisë për anëtarësim në BE është qëllimi i parë, por suksesi e shpejtësia e përparimit varet nga vetë Serbia. Kështu ka thënë kryesuesi i Këshillit të Ministrave të BE-së dhe ministër i Punëve të Jashtme të Letonisë Edgars Rinkeviçs, e cila ka marrë kryesimin e Bashkimit Evropian.Rinkeviçs për gazetën e Beogradit "Veçernje novosti" ka vlerësuar se përparimi është çelës i realizimit të planit aksional në të cilin është shumë i rëndësishëm vazhdimi i dialogut me Kosovën, transmeton Koha. net. "Letonia pret që Serbia dhe Kosova të vazhdojnë të punojnë në normalizimin e mëtejmë të marrëdhënieve në të gjitha nivelet, ashtu siç janë pajtuar me Marrëveshjen e Brukselit në prillin e vitit 2013. Dialogu në nivelin e lartë duhet të vazhdojë së shpejti në mënyrë që të përshpejtohet zbatimi i marrëveshjeve të arritura”, ka thënë Rinkeviçs.

Ai ka shtuar se nuk ka ndryshim në pikëpamjet e qëllimit të dialogut dhe se procesi, ashtu si është paraparë në kornizën negocieuse, duhet të sjellë te normalizimi i gjithanshëm i marrëdhënieve Serbi –Kosovë. RTK

ME TE LEXUARAT