Rama: Presidentin e ri do ta zgjedhë e majta, ambicia e Nishanit "kohë e humbur"

Aktualitet

Kryeministri Edi Rama mban komunikimin e fundvitit me median dhe me qytetaret me rastin e fundvitit.

"Konferenca e fundvitit për gazetarët dhe miqtë e rrjeteve sociale", thuhet ne pershkrimin e videos qe eshte publikuar live nga Kryeministria.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Emri i presidentit i takon vitit 2017. Kur të vijë koha presidenti i ri do të zgjidhet nga koalicioni për Shqipërinë Europiane".

Kështu është shprehur kryeministri Edi Rama pasi është pyetur nga media në lidhje me zgjedhjen e presidentit të ardhshëm.

Rama e cilësoi kohë të humbur ambicien e presidentit aktual Bujar Nishani pr tu rizgjedhur në një tjetër mandat si kryetari i shtetit.

"Ekonomia e 2016-s është pa asnjë dyshim aspekti më kuptimplotë i një procesi reformash që kanë filluar të çelin rrugën e re në drejtimin e duhur. Kemi një ekonomi që rritet në mënyrë të qëndrueshme. Sipas gjithë parashikimeve do të mbyllet këtë vit me një rritje midis 3.3 dhe 3.5 për qind. jemi larg kufirit të ambicies tonë me një rritje prej 5%. Asnjëherë më parë rritja e rrogave dhe pensioneve nuk është shoqëruar me ulje borxhi, por përkundrazi është bërë me rritje të borxhit", tha Rama.

Ai u ndal edhe tek dëmshpërblimi i banorëve të përmbytur si dhe zerimi për kamatëvonesat e energjisë për familjet në nevojë dhe pensionistët.

"Qeveria jonë nuk harron askënd dhe nëse mundësitë nuk janë për t’u përgjigjur në çast, pa dyshim kur vjen momenti, ne japim përgjigje. Këtë mund ta dëshmojnë të gjitha familjet që papritur marrin dëmshpërblimin për pasojat e përmbytjeve", theksoi kryeministri.

ME TE LEXUARAT