Firmosi urdhër arrestin për Fullanin, transferohet në Vlorë prokurori Ramadan Troci

Aktualitet

prokurori-ramadan-trociProkurori që firmosi urdhër arrestin për Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani nuk do të vazhdojë ta hetojë këtë çështje.

Drejtori i Hetimit në Prokurorinë e Përgjithshme ka prezantuar sot disa ndryshime ku përfshihet dhe transferimi i Ramadan Trocit në krye të Prokurorisë së Vlorës. Ndërkaq, Arben Dyli është komanduar në krye të prokurorisë së rrethit të Lushnjes.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ky komandim i fundit eshte kryer pas largimit nga detyra te drejtueses se deritanishme te prokurorise se Lushnjes e cila u largua nga detyra per shkak te vetevrasjes se nje shtetasi te arrestuar per vjedhje energjie ne burgun e Rrogozhines.

ME TE LEXUARAT