Presidenti i SHBA Obama uron kreun e shtetit shqiptar për Festën e Pavarësisë

Politikë

nishaniiiiPresidenti i Republikës, Bujar Nishani ka marrë një mesazh urimi për Ditën e Pavarësisë nga Presidenti amerikan, Barack Obama.

“I dashur Zoti President, Ju shpreh urimet më të mira për ju dhe popullin shqiptar edhe në emër të popullit amerikan me rastin e 28 Nëntorit, Ditës suaj të Pavarësisë. Kjo shënon edhe një rast për të reflektuar mbi partneritetin e fortë dhe të qëndrueshëm që gëzojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Shqipëria, ashtu siç u nënvizua edhe nga nënshkrimi në prill i Partneritetit Strategjik Sh. B. A. – Shqipëri. Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten të përkushtuara për të ndihmuar Shqipërinë që të përparojë në rrugëtimin e saj drejt integrimin të plotë Euro-Atlantik”, shkruan Presidenti amerikan Obama në mesazhin e tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“U jam mirënjohës kontributeve të Shqipërisë në drejtim të rritjes së paqes dhe qëndrueshmërisë në Ballkan si dhe anembanë botës. Ato përfshijnë edhe ndihmesën e vlefshme të Shqipërisë si pjesëtare e Koalicionit Ndërkombëtar që lufton ISIS-in dhe kundër ekstremizmit të dhunshëm në rajonin e Ballkanit. Unë pres që në këtë drejtim dhe në shumë fusha të tjera të rëndësishme, ta thellojmë bashkëpunimin tonë gjatë viteve në vazhdim. Edhe njëherë, ju shpreh urimet e mia ndërsa ju kremtoni këtë ditë të gëzuar! Sinqerisht, Barack Obama”, përfundon mesazhi i Presidentit të SHBA, Barack obama për Presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani

ME TE LEXUARAT