Alarm sigurie, Presidenca: Një dron fluturoi pak sekonda mbi Elysée

Aktualitet

elyséeNjë dron fluturoi mbi pallatin presidencial francez, Elysée, në Paris për pak sekonda gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, njoftoi sot presidenca franceze.

“Droni u interceptua menjëherë nga shërbimet e policisë dhe xhandarmarisë që sigurojnë pallatin presidencial. Ai u largua menjëherë nga Elysée që gjendet në mes të kryeqytetit”, deklaroi i njëjti burim, i cili saktësoi se për këtë ngjarje është hapur edhe një hetim.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Prokuroria e Parisit hapi një hetim për shkelje të rregullave të sigurisë.

Ky incident ndodh një javë pas atentateve xhihadiste që shkaktuan 17 të vdekur në Paris, ndërkohë që fluturimet misterioze të dronëve mbi centralet bërthamore të vendit gjatë kësaj vjeshte kanë vënë në vështirësi autoritetet

ME TE LEXUARAT