”Politika” elozh Renzit për zgjerimin e BE-së drejt Ballkanit

Bota

renziGazeta më e njohur dhe më me autoritet e medias serbe, e përditshmja ”Politika” i ka bërë një elozh kryeministrit italian, Matteo Renzi për shkak të deklaratave të këtij të fundit lidhur me një vëmendje më të madhe të Bashkimit Evropian për zgjerimin drejt Serbisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, të bëra në fjalimin e tij të fundit në Parlamentin Evropian me rastin e dorëzimit të presidencës së radhës të unionit nga ana e Italisë.

”Rëndësia e mbështetjes së Renzit ndaj Serbisë në Parlamentin Evropian” është titulli i gazetës ”Politika” që zë një faqe të tërë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

”Një rëndësi e tillë shpjegohet me faktin se Parlamenti Evropian është i dominuar nga deputetë skeptikë mbi zgjerimin e unionit drejt Ballkanit Perëndimor”, shkruan gazeta.

E përditshmja serbe kujton se vetë kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç kishte përgëzuar publikisht homologun e tij italian, Matteo Renzi, duke lënë të kuptohej se do të donte ta takonte personalisht shefin e qeverisë italiane në Beograd.

“Përtej asaj që mendojnë të tjerët, Matteo Renzi është aktualisht një nga liderët më të mëdhenj të politikës evropiane dhe në këtë sens fjalët e tij dëgjohen me kujdes”, thotë për gazetën Ivo Viskoviç, një nga diplomatët më të njohur serbë, ish-ambasador në Gjermani dhe profesor universiteti./

ME TE LEXUARAT