Policia greke arreston dy shqiptarët me 30 kg drogë

Aktualitet

droga-greqiPolicia greke ka bërë të ditur se ka arrestuar dy shqiptarë në Elefsina për importim dhe trafikim të drogës në territorin helen. Në momentin e ndalimit të dy shqiptarëve policia ka konfiskuar 33 kilogramë marjuanë, një shumë parash prej 700 eurosh, 3 celularë dhe dy automjetet me të cilët kalonin drogën në kufirin Shqipëri-Greqi.

Mesohet se dy shqiptarët e moshës 27 dhe 40 vjeç ishin nën hetim nga policia greke që nga shtatori i vitit 2014, pasi ata vizitonin çdo dy javë shtetin helen dhe qëndronin vetëm një ditë atje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ky fakt ka tërhequr vëmendjen e forcave greke të rendit, të cilët deklaruan se kanë zbuluar të gjithë metodologjinë e tyre të veprimit. Ndërkohë, dy shqiptarët e arrestuar janë dërguar në Prokurorinë e Athinës për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT