Përplasje me armë zjarri në Vlorë, policia: U plagosen pesë persona

Aktualitet

policia-vlorePerplasje me arme zjarri ne Vlore, plagosen 5 persona. Fillimisht policia foli per nje shtetas te vdekur, por me pas eshte konfirmuar se nga ngjarja ka pasur pese persona te plagosur dhe fatmiresisht nuk ka pasur pasoja me humbje jete.

Ngjarja e rende raportohet se ka ndodhur në Selenicë, ku te plagosurit jane identifikuar me emrat: Gjergj Bucaj, 43 vjec, Edison Bombaj, Llambi Bombaj, Dorian Memaj, Igli Jaupaj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ne nje konfirmim pas mberritjes ne vendin e ngjarjes, zyrtare te policise kane thene se "Gjergj Bucaj, 48 vjeç, ka pasur konflikt me familjen e bashkeshortes se tij".

“Nga përplasja me armë fillimisht ka mbetur i plagosur shtetasi Gjergji Bucaj ndërsa dyshohet se autori i krimit është shtetasi Edison Bombaj, i cili edhe vete ka mbetur i plagosur nga të shtënat në vendin e krimit.

Të plagosur kanë mbetur edhe shtetasit Llambi Bombaj, Dorian Mema dhe Igli Jaupaj të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Vlorës", kane thene burimet e policise.

Menjehere pas ngjarjes, policia ka mbërritur në vendin e krimit dhe ka nisur hetimet. Sipas te dhenave te deritanishme mendohet se konflikti qe solli perdorimin e armeve ka nisur ne nje lokal ne Selenice dhe me pas eshte zhvendosur ne rruge ku ka ndodhur shkembimi i zjarrit.

Policia flet per ngjarjen:

Vlore, rreth ores 18.53 ne sallen operative te Drejtorise se Policise eshte marre njoftim se ne qytezen e Selenices ka pasur te shtena me arme zjarri dhe se ka persona te demtuar. Ne vendngjarje kane shkuar te gjitha sherbimet e policise te cilat kane kryer veprime te shpejta hetimore.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se nje lokal ne qytezen e Selenices ka ndodhur nje konflikt ku si rezultat i te cilit jane plagosur me arme zjarri 3 persona si dhe eshte demtuar me sende te forta nje person i 4-et.

Pas verifikimeve te menjehershme te kryera ne vendngjarje dhe veprimeve operacionale te sherbimeve  te policise Vlore jane marre menjehere masa per ngritjen e postblloqeve te ndryshme dhe izolimin e akseve kryesore si dhe jane ushtruar kontrolle banesash te personave te perfshire ne konkflikt.

Nga kryerja e veprimeve te metejshme hetimore dyshohet se shtetasi:

Gergji Kozma Bucaj, vjec 50, banues ne Selenice i pajisur me nje arme zjarri automatik, ka shkuar ne bilardon e shtetasit G. Z., ku ndodheshin e shtetasit

Edison Stavri  Bombaj vjec 43;

Llambi Stavri Bombaj 40 vjec;

Dorjan Mema 21 vjec;

Igli Jaupaj 21 vjec; dhe ka qelluar ne drejtim te shtetasve te mesiperm. Ne kete moment njeri prej tyre i ka kapur dhe hequr nga dora armen e zjarrit  dhe me tej se bashku me persona te tjere e kane goditur me sende te forta ku si rezultat i te cilave ky shtetas aktualisht ndodhet ne sipatlin rajonal Vlore ne gjendje te rende shendetsore. Si pasoje e te shtenave nga arma e zjarrit kane mbetur te demtuar dhe jane jashte rrezikut per jeten shtetasit Edison dhe Llambi Bombaj, dhe Dorjan Mema.

Gjithashtu si rezultat i veprimeve operacionale te policise dhe krehjes se territorit  eshte bere e mundur qe te gjendet dhe sekuestrohet arma e krimit si dhe gjate kontrolleve te banesave te personave te perfshire ne ngjarje dhe pikerisht ne banesen e shtetasve Edison dhe Llambi Bombaj, te gjehet dhe sekuestrohet edhe nje arme zjarri tip automatik mod 54.

Nga policia eshte shoqeruar ne ambientet e policise edhe shtetasi Sokrat Qirjo vjec 53 banues ne Selenice i cili dyshohet te jete i perfshire ne ngjarje, si dhe shtetasi Stavri Bombaj per te dhene shpjegime ne lidhje me ngjarjen.

Policia eshte duke kryer veprime te tjera dhe hetime intesive per te zbardhur motivet dhe rrethana te tjera te kesaj ngjarjeje. Policia e Vlores brenda nje kohe te shkurter ka shkuar ne vendngjarje si dhe ka bere te mundur shoqerimin e te gjithe personave qe dyshohet te jene perfshire ne ngjarje dhe ne vijim pritet nxjerrja e pergjegjesive penale dhe arrestimi i personave pergjegjes.

ME TE LEXUARAT