Historiani arab: Femrat në perëndim, i ngasin makinat, s`kanë frikë nga përdhunimi

Soft

historianiDeklarata e bërë nga një historian nga Arabia Saudite ka ngjallur debate të forta. Ai e justifikoi ligjin e vendit të tij që nuk lejon femrat të ngasin makinën duke thënë se ato mund të përdhunohen nëse makina i prishet rrugës.

Historiani shtoi se në vendet perëndimore krimet seksuale “nuk janë ndonjë gjë e madhe” për femrat e për këtë arsye ato lejohen të drejtojnë vetë mjetin.

Në një intervistë për televizionin ‘Rotana Khalijiyya TV’, historiani Saleh al-Saadoon tha se nëse makina i ngel në rrugë, një femër mund të përdhunohet, por në vendet perëndimore femrat nuk e vrasin mendjen aq shumë për përdhunimin sa ato saudite.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ato nuk e vrasin mendjen nëse përdhunohen anës rrugës, por femrat tona po”, tha al-Sadoon.

Gazetarjaiu përgjigj me pyetje: “Prit pak. Kush ju ka thënë që femrat perëndimore nuk e vrasin mendjen nëse përdhunohen anës rrugës?” Historiani ia ktheu: “Nuk është ndonjë gjë e madhe për to, përjashto aspektin psikologjik. Te ne problemi është shoqëror dhe fetar.”

Al-Sadoon shtoi se femrat saudite trajtohen si mbretëresha dhe vetëm me një lëvizje të dorës, babai, xhaxhai, djali apo nipi shndërrohet menjëherë në shoferin e saj personal.

Në Arabinë Saudite, nëse një femër kapet duke ngarë makinën, dënohet me goditje kamzhiku.

ME TE LEXUARAT